Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e Nepalit, sipas zyrtarëve të linjës ajrore dhe qeveritare.

Avioni i vogël që operonte në vendin e Azisë Jugore, u zhduk sot në mëngjes.

Ai kishte qenë në një fluturim të planifikuar 15-minutësh nga qyteti turistik i Pokhara në qytetin malor të Jomsom, dhe humbi kontaktin me kullën e aeroportit menjëherë pas ngritjes.

Policia lokale tha se nuk kishte asnjë informacion për avionin ‘Twin Otter’, ndërkohë që kanë filluar kërkimet.

Avioni mbante 13 nepalezë, katër indianë, dy gjermanë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Prej disa ditësh në zonë bie shi, megjithatë fluturimet po funksionojnë si zakonisht, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Rruga që mori avioni kërkonte që ai të fluturonte mes maleve, para se të ulej në një luginë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tahiri: Vëmendja e Këshillit të Evropës është në Ukrainë, jo në Kosovë

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, tha se takimi në Komunitetin…

Stoltenberg: Të gatshëm të mbrojmë aleatët nga Moska dhe Minsku

NATO është shumë e shqetësuar nga zhvillimet politike në Bjellorusi dhe sekretari…

Ministria siguron, certifikatat për vaksina nuk janë tërhequr nga përdorimi

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se gjatë ditës së djeshme, qytetarët të cilët…

Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së caktohet më 24 mars

Seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep…

Haki Abazi: Vendimi për targat nuk është bërë kundër askujt, është vendim i qeverisë që duhet zbatuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur se vendimi për zbatimin…