Moti i acartë që ka përfshirë Evropën veriore ka shkaktuar humbjet e para të jetëve. në Britaninë e Madhe, aty ku situata është më kritike, 3 fëmijë që kishin rënë në një liqen të ngrirë kanë humbur jetën, ndërsa autoritetet po kërkojnë për të paktën edhe 2 fëmijë të tjerë të zhdukur.

Ndërkohë moti i keq ka shkaktuar edhe një kaos me udhëtimet. Disa aeroporte të Londrës si Heathrow, Stansted, Gatwick, janë detyruar të mbyllin pistat e tyre dhe të anulojnë shumë fluturime të dielën në mbrëmje deri në mëngjesin e së hënës për shkak të reshjeve të dëborës. Kjo situatë nga ana tjetër ka shkaktuar jo pak stres për të gjithë qytetarët e bllokuar në aeroport.

Stuhitë e dëborës kanë goditur edhe Poloninë. Një ortek në zonë e Kopa Kondracka, zuri poshtë tre persona, por falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur shpëtimi i tyre./kp/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbetet në pikëpyetje nëse Kosova do të aplikojë këtë vit në INTERPOL e UNESCO

Qeveria e vendit nuk ka përgjigje nëse është duke u përgatitur që…

Kovaçevski me 15 këshilltarë, vetëm 2 prej tyre shqiptarë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në mënyrë drastike ka zvogëluar numrin e…

Në Gjykatën Penale ka arritur super ekspertiza për Llaskarcën, gjykimi vazhdon me 24 janar

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit para seancës së sotme për rastin…

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërtojnë spital në Kosovë në vlerë prej 26 milionë dollarësh

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë investuar 26 milionë dollarë në ndërtimin e…

Burri vret dy gra e pastaj veten në Iowa të ShBA-së

Një burrë qëlloi për vdekje dy gra në parkingun e një kishte…