Gazmend Murseli
Para disa muajve ish-deputeti Izet Zeqiri, e njoftoi opinionin për një bisedë të zhvilluar mes Aliut dhe Musës, ku këta dy bisedojnë dhe bëjnë plane për të futur përçarje në familjen e tij. Shkaku i vetëm ka qenë se u ka penguar aktiviteti i palodhshëm i profesorit Zeqiri si deputet në Parlament, ku me argumente demaskonte politikat e rrejshme.
Dhe a ka hipokrizi më të madhe, që i njëjti Ali i cili dje ka thurë plane e kurthe për të futur përçarje në familje shqiptare, sot mund të bëjë apele të sinqerta për bashkim të opozitës shqiptare. Athua mendon se ende ka shqiptarë që i besojnë kësaj retorike falso.
Është kjo një retorikë e shkollave të dështuara të propagandës, që goditjen e fundit e morën në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, nga Vetëvendosja e Albin Kurtit.
Edhe Hashimi e Kadrija përdornin pak a shumë të njëjtën retorikë para zgjedhjeve, por e pësuan shumë keq. Pikërisht për shkak të përdorimit të kësaj retorike nënçmuese ndaj elektoratit, janë të vogla gjasat që partia e tyre të rikthehet ndonjëherë në skenën e madhe politike.