Midis nesh

Nga shtatori i këtij viti, nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë, rrugën e arsimit të tyre do ta fillojnë me të njëjtën abetare, një e drejtë kjo krejt e natyrshme, sepse bëhet fjalë për të njëjtën gjuhë dhe për të njëjtin alfabet.
Për shkak të rrethanave të njohura politike e gjeografike, nxënësit shqiptarë deri më tani si tekste mësimore kanë pasur abetare të autorëve të ndryshëm, duke iu përshtatur disa veçorive të hapësirave (shteteve) ku ata kanë jetuar.
Ndonëse kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka paralajmëruar se kjo abetare e përbashkët mbarëkombëtare do të dërgohet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe shtetet e tjera ku ka shqiptarë, ende nuk dihet se a do të jetë e pranueshme, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku akoma vazhdojnë të jenë prezent recidivet e së kaluarës rreth teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë. Pavarësisht kësaj, duhet këmbëngulur që gjithandej ku ka nxënës shqiptarë, të mësohet nga e njëjta abetare dhe mos të lejohet që kjo çështje të bëhet shkas për përdorim të politikës ditore.
Në këtë drejtim, abetarja e përbashkët mbarëkombëtare duhet të jetë vetëm një cytje për unifikimin edhe të teksteve tjera, si librit të leximit, gramatikës, librit të historisë, muzikës e kështu me radhë.
Në këto nisma, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi nuk duhet ta përdorin “dioptrinë e njohur historike” për të gjetur apo prodhuar elemente “armiqësore” shqiptare, sepse bëhet fjalë për një të drejtë shumë të natyrshme të një populli që ka një histori, një kulturë, një gjuhë, pavarësisht faktit se jetojnë në disa shtete jo me dëshirën e tyre, por për shkak të rrethanave të njohura historike.
Për jetësimin e kësaj të drejte të natyrshme të shqiptarëve, barrën më e madhe do të duhet ta ndjejë Tirana zyrtare, sepse aktualitet kërkon që t’i bindë (argumentet janë të bollshme dhe të qëndrueshme) qendrat tjera se asgjë të keqe nuk ka nëse shqiptarët e mësojnë gjuhën e tyre, historinë apo muzikën nga i njëjti tekst shkollor.
Më në fund, nëse nuk është i mundur bashkimi fizik, bashkimin shpirtëror nuk ka forcë që mund ta ndalë. Pikërisht bashkimi shpirtëror ka dëshmuar se asgjë e keqe nuk u ndodhi atyre që gjithmonë shqiptarët i kanë trajtuar si element armiqësor dhe destabilizues.
Kuptohet, e gjithë kjo kërkon një veprim të koordinuar, me përfshirje të subjekteve kompetente shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali të Zi.
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shfaqjeve që u shteret zëri

Midis nesh Lëvizje politike të iniciuara dhe të zhvilluara nga artistë ka…

Nesër, në ç`gjuhë do të flasin shqiptarët?

Midis nesh Këto ditë, në një event kulturor kushtuar gjuhës sonë, u…

Kritikë e ngulfatur në shund

Midis nesh Pse sot kemi aq shumë nevojë për kritikën, për kritikën…

KADARE, BJESHKA E NEMUN E SHPIRTIT TONË

PËR HEJZA-n flet Ballsor Hoxha, shkrimtar Ballsor Hoxha është autori dy përmbledhjeve…