Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në ShBA, sot është pritur nga Senatorja Republikane Joni Ernst.

Me këtë rast, Abdixhiku, shprehu mirënjohjen e veçantë ndaj Senatit për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës. Abdixhiku vazhdoi ta shtroi kërkesën për ngritjen e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e SHBA-ve nëpërmjet nënshkrimit të ‘Kartës për Partneritet Strategjik’, shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë permanente amerikane në Kosovë, si dhe ndihmesën e mëtutjeshme të SHBA-ve për ankorimin e Kosovës si vend anëtar dhe i barabartë mes shteteve të NATO-s.

Zyra për informim e LDK-së ka njoftuar po ashtu se, Senatorja Ernst ka shërbyer në ushtrinë amerikane për mbi 23 vite, me ç’rast promovon në vazhdimësi nevojat e mbrojtjes kombëtare brenda dhe jashtë SHBA-ve, ndërkaq në këtë promovim e angazhim të saj, edhe Kosova ka zënë gjithherë vend të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Disa vende po ‘lobojnë’ për të ndryshuar raportin që adreson problemet mbi ndryshimet klimatike

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga BBC News tregon…

Nesër merret vendimi për Tomor Morinën

Nesër do të merret vendimi për ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina që…

Zvogëlohet numri i rasteve aktive në Maqedoni, gati gjysma e rasteve me coronavirus janë në Shkup

Ka filluar të bie numri i rasteve të reja me coronavirus në…

Zjarret djegin Spanjën dhe shkaktojnë katastrofë në Sardenjë

Zjarre të shumta janë përhapur në pjesë të Evropës Jugore, duke shkatërruar…

Situatë kaotike në Bruksel, gaz lotsjellës e topa uji – policia shpërndan turmën që ishin mbledhur për të kundërshtuar masat anti-COVID

Policia belge ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë…