Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, ka bërë thirrje nga pala kosovare dhe ajo serbe, që të punojnë bashkërisht, për të siguruar një përfundim për çështjen e të pagjeturve.

Me rastin e kësaj dite, ai edhe ka vizituar një të mbijetuar të masakrës së Tërnjës në Suharekë, i cili ka të humbur humbi nënën dhe katër motrat e tij, si dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe miq, të cilët janë ende të zhdukur.

”Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Dhunë, vizitova Bekim Gashin në Suharekë. Në masakrën e Ternjes në mars të vitit 1999, Bekimi humbi nënën dhe katër motrat e tij, si dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe miq të cilët janë ende të zhdukur. Bekimi dhe të tjerët si ai meritojnë drejtësi, por më e rëndësishmja ata meritojnë që të dashurit e tyre të kthehen dhe të prehen me dinjitet.

Unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku për të siguruar një përfundim për viktimat dhe familjet e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti për raportin e TI-së: Lufta jonë kundër korrupsionit, po vazhdon të jap rezultate

Transparency International, ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar përparim në…

Lëndët e ish-zyrtarëve të lartë maqedonas zvarriten përmes rigjykimeve

rigjykimeve Thuajse të gjithë ish zyrtarët e lartë shtetëror maqedonas nga periudha…

Anketa e IRI-t: BDI vetëm 1% para ASH-së, VMRO-ja 4% para LSDM-së

Nëse nesër mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm,…

Arrestohet një anëtar i LDK-së në Dragash

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur brenda një kafiterie në…

Distria Krasniqi shpallet Kampione e Evropës në xhudo

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur Kampione e Evropës në kategorinë -48…