Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet që po u bëhen policëve të rinj serb në Kosovë. Abbotti u është bashkuar reagimeve të mërkurën pasdite.

“I ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme”, ka shkruar ai duke shpërndarë reagimin e shefit të EULEX-it, që reagoi një ditë më parë.

72 policë të rinj nga radhët e komunitetet joshumicë kanë nisur punën në fillim të kësaj jave në veri të vendit. 45 nga këta policë janë nga komuniteti serb. Por vetëm pak kohë pas nisjes së detyrës, ndaj tyre nisi një fushatë linçuese nga përdorues serbë të rrjeteve sociale. Ndaj fushatës linçuese kanë reaguar krerët institucionalë e ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Aksident tragjik në qarkoren e Shkupit, ndërron jetë një person

Një grua 53 vjeçe ka ndërruar jetë në aksidentin e djeshëm në…

A rrezikohet Kosova nga sistemi raketor i Serbisë?

Kërkohet angazhim më i madh i institucioneve në Kosovë, ndërsa konsiderohen shqetësuese…

Takim liderësh pa shqiptarë

Takimi i sotëm mes kryeministri Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan…

Përfundon numërimi i të gjitha votave në 33 komuna, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në 33…

Tre të vdekur nga një sulm me armë zjarri në Wisconsin të Amerikës

Tre persona kanë vdekur të shtunën në mbrëmje, përfshirë edhe një të…