Presidenti i Lëvizjes Civile (GP) URA, Dritan Abazoviq, pohoi se do të votonte për shkarkimin e një anëtari të kabinetit qeveritar që mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Abazoviq tha se propozimi për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vladimir Leposaviq, nuk ishte një propozim i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), por i kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

“Ne nuk do të veprojmë jashtë parimeve tona”, tha Abazoviq. Ai theksoi se nuk kishte asnjë informacion se Leposaviq do të jepte dorëheqje të premten, duke deklaruar se do të kishte dhënë dorëheqjen nëse Kryeministri do t’ia kërkonte atë.

Ai vuri në dukje se do të votojë për shkarkimin e Leposaviqit, por që pret të jap dorëheqje vetë, raporton rtcg.

Ndryshe, Lepozaviq ka mohuar se shteti serb ka kryer gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinë gjersa ka pohuar se edhe Tribunali i Hagës ka fshehur krimet e supozuara shqiptare ndaj serbëve në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shqipëri, shumica dërrmuese e rasteve të reja me Delta, të pavaksinuar

Në Shqipëri, shumica dërrmuese e rasteve të shtuara me COVID 19 i…

Biden bisedon me liderët suedezë dhe finlandezë

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka thënë liderëve të Suedisë dhe Finlandës…

Freedom House: Shqipëria, Kosova rënie në nivelin e demokracisë

Organizata Freedom House arrin në përfundimin se udhëheqësit e zgjedhur në Evropën…

Kriza ekonomike në Turqi, jep dorëhiqjen ministri i Financave

Ministri i Financave të Turqisë, Lutfi Elvan dha dorëheqjen një natë më…

​Zelensky dhe drejtoresha e FMN-së diskutojnë për “rindërtimin e pasluftës” të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të dielën se bisedoi me drejtoreshën…