Bashkëpunim mes malazezëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe maqedonasve

Duke folur për “Ballkanin e Hapur”, kryeministri Abazoviç tha se Ministria e Çështjeve Europiane kishte për detyrë të krijonte një grup pune që do të do të vlerësonte efektet pozitive dhe negative të kësaj nismë për Malin e Zi.

“Mendoj se kjo iniciativë mund të sjellë shumë efekte pozitive që i duhen Ballkanit Perëndimor, më pak kufij, bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe marrëdhënie më të mira fqinjësore. Gjithashtu besoj se kjo iniciativë është në përputhje me procesin e Berlinit nga e cila mund të përfitojnë të gjitha shtetet ballkanike”.

Sipas Abazoviç zhvillimi ekonomik, procesi i integrimit europian si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë drejtimet kryesore tëqeverisë së Malit të Zi.

“Unë jam duke promovuar një politikë paqeje, bashkëjetese dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor. E di që kjo është një detyrë e vështirë por duhet të shohim përkatësitë kombëtare, fetare apo politike të njerëzve. Prandaj, unë udhëheq politikën shtetërore, flas me malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe kërkoj zgjidhjet më të mira për të dalë nga situatat e vështira”.

Abazoviç është përfshirë në konflikt me presidentin Gjukanoviç i cili e konsideron marrëveshjen me kishën ortodokse  në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi.

Gjukanoviç e vlerëson “Ballkanin e Hapur” si projekt “shumë kontrovers”, sepse sipas tij është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Publikohet projekti i Portit të Durrësit, Rama: Një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar projektin e Portit të Durrësit.…

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Turqia është tronditur sot nga një tërmet i fuqishëm. Sipas të dhënave…

LVV: Kjo qeveri duhet të shkarkohet sa më parë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ka thënë…

Bjellorusia bëhet gati për protesta të reja

Bjellorusia po bëhet gati sot për më shumë protesta, në të cilat…

Mandl: Një nga gabimet e Serbisë është mosnjohja e Kosovës

Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl, ka thënë se vendimarrësit në Serbi…