Të shpëtohet rajoni nga ndikimi rus dhe kinez

Kryeministri malazez në detyrë Dritan Abazoviç ka deklaruar nga SHBA-të pas takimit me presidentin amerikan se vetëm Biden mund ta shpëtojë Ballkanin Perëndimor nga ndikimi rus dhe kinez. Sipas Abazovic korrupsioni është gjenerues i nacionalizmit ne rajon.

“Mesazhi im për Biden ishte i thjeshtë. Presidenti amerikan duhet të vijoje qe te përdorë urdhra ekzekutivë për të sanksionuar politikanet e përfshirë në korrupsionin te nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për presidentin Biden për të shpëtuar Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Abazoviç.

Sipas Abazoviç nëse rajoni shkon në drejtim të nacionalizmit dhe konfliktit, do të bëhet një objektiv i lehtë për ndikimin rus e kinez.

“Pavarësisht ndikimit rus apo kinez, nëse Biden mendon se ndikimi i huaj duhet të parandalohet, ai duhet të sanksionojë njerëzit e korruptuar. Kjo do të mjaftonte për të ndaluar aktorët politikë që duan qe te destabilizojnë Malin e Zi dhe rajonin”, ka shprehur ai.

I pyetur për sulmet kibernetike në infrastrukturën dixhitale të qeverisë Abazovic tha se nuk beson se diçka ndodhi rastësisht pas votimit të mosbesimit ndersa dyshohet se pas tij janë hakerat ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dënohet me tre vjet burg një punonjës aeroporti për fotografim të grave në Egjipt

Një gjykatë egjiptiane e ka dënuar një zyrtar në aeroportin e Kajros…

Jahti i miliarderit rus ndalohet nga autoritetet në Gjibraltar

Një super-jaht i lidhur me pronarin e prodhuesit më të madh të…

Blinkeni zhvillon bisedë telefonike me Lavrovin – i kërkon lirimin e dy amerikanëve të arrestuar

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zhvilloi të premten një bisedë telefonike…

Kriza e energjisë, Rama shpall emergjencën: Planin do ta bëjmë publik nesër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se plani për përballimin e krizës…

Bombardimet vrasin 3 persona në qytetin kufitar rus

Ukraina godet një bazë ushtarake ruse në jug të vendit Të paktën…