Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi në një prononcim përmes telefonit për TV21 ka përgënjeshtruar shkrimet në disa media online, se ai është në arrati. Muaremi tha se shkrimet e tilla po bëhen për të njollosur reputacionin e tij.

“Jo, nuk jam në arrati. Shkrimet e tilla janë dezinformata nga portale të afërta me opozitën”, deklaroi shkurt për TV21 Muaremi.

Ndryshe, në disa media online, mëngjesin e sotëm shkruhej se drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi ka shfrytëzuar pushimin vjetor për t’u arratisur nga Maqedonia e Veriut pas paralajmërimeve të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit se do të ketë një aksion të madh.

Ditë më parë, emisioni “Kod” raportoi se Avokati i Shtetit ka ngritur kallëzime penale kundër prokurorëve Artan Ajro dhe Gavril Bubevski (ish prokurorë të Prokurorisë Speciale Publike), kundër Arafat Muaremi (ish-hetues në PSP dhe drejtor aktual i Policisë Financiare) dhe kundër të dënuarit Sead Koçan (pronar i Transmet-it dhe i dënuar në rastin Trust) për konfiskimin e parealizuar të Transmetit./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zelensky-141 shteteve pro rezolutës: Zgjodhët anën e duhur të historisë!

Volodymyr Zelenskyy vlerësoi votën e 141 shteteve anëtare të OKB, që votuan…

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së parashihet të fillojë në vitin 2021, juristët shohin vështirësi për avokatët

Prokuroria e Specializuar dhe avokatët mbrojtës kanë mosmarrëveshje për datën se kur…

Javën e ardhshme mbahet takimi në nivel të kryenegociatorëve të dialogut

Në Bruksel javën e ardhshme do të mbahet takimi i radhës në…

Vladimir Putin ekspeditë nënujrore me batiskaf, shikoni videon

Presidenti Vladimir Putin është shfaqur sërish si personazh i filmave aksion në…

Pandemia varfëron rreth 100 milionë njerëz, miliarderët i bëri edhe më të pasur

Banka Botërore vlerëson se rreth 97 milionë njerëz në të gjithë globin…