Shaqir Fetai, jo se bën gabim, jo se bën ndonjë gafë, por, e kryen një obligim dhe detyrë që e ka ndaj institucioneve shtetërore! Para një misionari shtetëror ai raporton se si janë zhvilluar aktivitetet fetare gjatë Ramazanit, ndërsa këtë obligim dhe detyrë akoma nuk e ka kryer para Rijasetit dhe para asnjë organi me relevancë të BFI-së. Pushteti politik e ka instaluar, para pushtetit politik do të raportojë

Shkruan Abdurrahim Shefqeti

Mysafir i radhës, i Shaqir Fetait, paska qenë zëvendësdrejtori i të Hyrave Publike sa për ta uruar në “zgjedhjen e postit të reisit” dhe sa për t’i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të shumta. Edhe pas një viti te Shaqir Fetai nuk ndalojnë përshëndetjet dhe urimet. Dikush prej bashkëfshatarëve të tij këto ditë tha që, mos të habiten myslimanët sepse, Shaqir Fetain edhe sot e kësaj dite ia urojnë synetinë dhe i dëshirojnë shërim të shpejtë dhe zgjatje të aktiviteteve të turpshme edhe për pubertetlinjtë. Së këndejmi, i ndjeri myfti i Dibrës, Ruzhdi ef. Lata, gjithnjë i thoshte “Shaqir, assesi të dalësh nga faza e pubertetit”!
Shaqir Fetai i paska raportuar zëvendësdrejtorit të këtij Institucioni, ndryshe kuadër i partisë në pushtet, i BDI-së! Në informacionin e tyre paçavër thuhet: “e njoftoi z. Selamin për aktivitetet e BFI gjatë muajit të bekuar të Ramazanit si dhe ecurinë e punëve në BFI”, obligim dhe detyrim ky që duhet të kryhet para Rijasetit dhe para organeve me relevanc të BFI-së. Natyrisht, më lehtë e ka ta gënjejë të “huajin” për “sukseset që po i arrinë” se sa t’i gënjejë organet e veta, të cilët ditë për ditë të lume po ia ngulin nga një milimetër thikën që po ia mbajnë pas shpine e që, çuditërisht, Shaqir Fetait po i vie lezet!
I thërret ca njerëz të kotë, ca persona për t’i qerasur me çaj e me kafe (në zyre, sepse ato shpenzime mbulohen me fitër e zeqat) dhe, sakaq bën lajm: “erdhën dhe më uruan, biseduam për bashkëpunim të përvojave”! Po çfarë bashkëpunimi të ndërsjellë mund të ketë në mes të BFI-së së Shaqir Fetait dhe DHP-së, çfarë shkëmbim përvojash, me përjashtim të ushtrimit të spiunimit të mëtejmë nga ana e Shaqir Fetait! Asnjë aktivitet i DPH-së nuk i hy në punë BFI-së!
Shaqir Fetai herë pas here, përmes kushërinjëve, krushqive, përmes dashamirëve të dajallarëve, përmes shokëve të fëmijëve të vet, mundohet që të dëshmojë se sa i rrethuar që është dhe sa i respektuar është nga pushteti aktual maqedonas. Ky mastrubim shpirtëror i Shaqir Fetait po e bën atë që ta harrojë, qoftë për disa sekonda, një fakt të pamohueshëm, një fakt të pamohueshëm si Zoti që është Një!
Shaqir Fetai, pasi kreu tradhëtinë dhe komplotin e panjohur në historikun e BFI-së, u instalua në krye të BFI-së nga pushteti aktual maqedonas. Kjo e vërtetë abolute e ka po atë madhështi të së vërtetës absolute që thotë se Zoti është Një!
Jo që t’i vinë në vizitë por, le t’i marrë përforëcime në zyren e tij të uzurpuar të gjithë “faktorët” që i dhanë “emër” atij! Le t’i mbajë në zyre, për shembull: Dushan Mugoshën, Aleksandër Rankoviqin, Stane Dolancin, Eduard Kardelin, Stanko Dragoviqin, eprorin e tij nga UDB-jë, le ta ngjallë edhe Titon, Rrahman Morinën, Ali Shukriun, Sejdo Bajraoviqin, le ta marrë edhe Ali Ahmetin, more edhe Menduh Thaçin e Zijadin Selën, more të gjithë komandantët e UÇK-ve, hajde, edhe shtabin e NATO-s, le ta thërrasë përforëcim edhe Zoran Zaevin, Nikolla Gruevskin, Mijallkovin, Aleksandër Velikin, të gjithë le t’i thërrasë e le t’i mbajë në zyre, le t’ia urojnë natë e ditë postin “reis”, le t’i shprehin dëshirë për suksese, madje edhe le ta ndihmojnë në suksese! Një gjë është e vërtetë – nuk mund t’ia fshehin të VËRTETËN, nuk mund ta mbrojnë dhe nuk mund t’ia heqin stigmën e tradhëtarit, nuk mund të mohojnë të vërtetën e pamohueshme se ai erdhi përmes tradhëtisë dhe komplotit të turpshëm!
Këtë të vërtetë aboslute nuk do të mundet kurrë ta mohojë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të mund t’ia shlyejnë e t’ia hedhin në harresë! Këtë të vërtetë nuk do të mund ta fshijnë as “ushtria” e tij prej hakerave, të cilët, më prag të njëvjetorit të kryerjes së puçit përmes tradhëtisë dhe komplotit, u përpoqën që nga mesnata e deri në mëngjes t’i hakojnë disa faqe kryesore të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së! Dihen saktësisht se kush janë këta hakera dhe nga cili vend u munduan që t’i hakjnë këto faqe, të cilat po ia shkatërrojnë ditë e më shumë karrierën dhe shpirtin Shaqir Fetait. Me këtë përpjekje të dobët për ta penguar të vërtetën, tashmë janë njohtuar të gjithë faktorët përkatës si dhe ndërkombëtarët!
Shaqir Fetai nuk do të mund ta heshtë këtë të vërtetë të madhe edhe duke i penguar, duke i kërcënuar, duke i shantazhuar edhe ata persona që mbajnë kontakte me Sulejman ef. Rexhepin, i cili, më së miri e di këtë të vërtetë dhe, i cili, më së miri e di dhe e njeh personalitetin e pacipë të Shaqir Fetait.
Tradhëtia dhe komploti që Shaqir Fetai ia bëri “babait shpirtëror” të vet, ky turp historik nuk mund të mbulohet me urime dhe përshëndetje! As me hakera e as me “posllushnikë” të llojit të vet. E vërteta se Shaqir Fetai kreu këtë tradhëti e komplot është e barasvlefshme me të vërtetën që dëshmon se Zoti është Një dhe se nuk ka zot tjetër!
Nuk ka të vërtetë tjetër për Shaqir Fetain përveçse të vërtetës se ai historikisht do të njihet si një tradhëtar, si një bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja, si instalacion i pushtetit më antishqiptar e më antiislam në historinë e këtij shteti të brishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…