Hoxhallarët e Shkupit, respektivisht, “fetvaxhinjtë” injorantë, që nuk kanë lidhje me problematikën, sjellin vendim për ta bërë haram “Bitcoinin”! Menjëherë pasuan mijëra reagime, nga shumë qytetarë të vendit dhe nga jashtë. Hoxhallarët e Shkupit, gjegjësisht, Myftinia e Shkupit, le të japin fetva për haramin që e bëjnë çdo ditë, e mos të merren me tema të mëdha për të cilat nuk kanë dy gram lidhje

Shkruan Vesel Shabani

Çka është Bitcoin? Po i thonë “kriptovalutë”! A e kuptojnë hoxhallarët këtë fjalë “kriptovalutë”! A e kuptojnë “fetvaxhinjtë” injorantë të Myftinisë së Shkupit se si prodhohet kjo valutë elektronike? Ku përdoret, pse përdoret, pse dikund lejohet e dikund jo? Çka e dallon këtë valutë nga kartelat e “bankomatit”! A janë haram apo hallall “aksionet” që punëtorë të ndryshëm i kanë nëpër firmat gjigante! Për çka dhe në ç’raste përdoren këto kriptovaluta? Që kur ka filluar të funksionojë Bitcoini. Pse kjo kriptovalutë funksionon që nga viti 2009, ndërsa vetëm tani e bën haram Myftinia e Shkupit?
A ka dhënë ndojë fetva “këshilli për fetva” pranë Myftinisë së Shkupit, për shembull, për bastoret. A janë hallall apo haram? Nëse janë haram, pse lejojnë që në mesin e tyre të punojnë persona që më shumë rrinë nëpër bastore se sa në xhami?
Ky “këshill i fetvave” pranë Myftinisë së Shkupit, a di të na thotë, a është haram të shitet, të tjetërsohet vakëfi? Nëse është haram, çfarë ka bërë kjo Myftini për t’u liruar nga këta haramxhinjë?
Kush na jep fetfa bre? Ata që kanë blerë diploma? Ata që janë me diploma falco? “Teologët” që kanë diplomuar nëpër fakultete si kapet e si përgatitet peshku? Ky “komision i fetvaxhinjëve” pranë Myftinisë së Shkupit, a ka dhënë ndonjë fetva për këta falsifikatorë? Si guxon të lejojë që të jetë “organ” i Myftinisë së Shkupit një komision me peshë, ndërkohë që e di se janë të zhytur deri në gushë në haram!
Ja, jemi në prag të Kurban Bajramit, çastit kur do të paguhen dhe therren mijëra kurbanë. A ka raport se sa është therrur vitin e kaluar, sa janë paguar, sa janë shpërndarë, sa janë vjedhur! Po, po, janë vjedhur, madje nuk janë therrur fare, ndërsa shtrohet pyetja: ky “komision fetvaxhinjësh” krejt injorantë e të pashpirtë, a kanë dhënë ndonjë fetva se, cili është qëndrimi i fesë islame dhe si duhet të ndëshkohen manipulatorët e kurbanit?
Po, Bitcuini, kjo kripovalutë, në botë, ndonëse ka gjetur përdorim të gjërë në shumë instuticione bankare dhe të bisnesit, megjithatë, pikërisht pse nuk ka mbështetje ligjore, shtetet e ndryshme janë të rezervuar në përdorimin e saj masiv! Transaksionet bankare kryhen me të madhe, më lehtë, më mirë, më lirë! Megjithatë, ligjërisht, nuk janë të lejuar, sepse, shkelin rregullat dhe ligjet ekzistuese bankare e financiare.
Po Myftinia e Shkupit që njihet për shkelje të thella të akteve normative të BFI-së, i ka hije kjo të na japë fetva? I ka hije që të udhëhiqet kjo Myftini nga personi i cili kontrabandohet në krye të këtij organi të BFI-së, kurrë pa e dhënë një ditë kontribut në të mirë të këtij organi para se ta uzurpojë!
I ka hije këtij organi që të bëhet pjesë e lojërave nëntokësore me qëllim që të shërbejë për puç dhe komplot më të ndyta që janë bërë ndonjëherë nëpër institucione, përgjithësisht, të njerëzimit? Është dhënë ndonjë fetva për këtë krim, për këtë tradhëti, për këtë intrigë e hipokrizi?
Cili është qëndrimi islamik i këtij “këshilli për fetva” në pranimin për reis të Shaqir Fetait, njeriut që u instalua nga pushteti maqedonas antiislam e antishqiptar?
Cili është qëndrimi i tyre islamik mbi mënyrën se si erdhi Shaqir Fetai në kye të BFI-së?
Cili është qëndrimi i këtyre fetvaxhinjëve në instalimin e praktikave kriminale që po lëshojnë rrënjë me Shaqir Fetain?
Një fetva: a mund të jetë Shaqir Fetai “reis”! Një fetva tjetër: cili duhet të jetë ndëshkimi për të gjithë ata që përkrahin për “reis” Shaqir Fetain, njeriun i cili i tërhoqi zvarrë nëpër kanalizimin e krimit dhe të tradhëtisë deri në fronin e “reisllëkut” të vet?
“Këshilli për fetva” pranë Myftinisë së Shkupit duhet t’u japë përgjigje qindra harameve që janë bërë në këtë organ para se të dalë te Bitcoinat, sepse, nuk është as e fushës së këtyre fetvaxhinjëve dhe as specialitet i tyre.
Në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, në Shqipëri, në Sanxhak, në Bosnjë, përgjithësisht, në këto vende të varfëra të Ballkanit, edhe pse nuk ka ligj që e rregullon apo që e ndalon përdorimin e Bitcoinit, megjithatë, qeveritë e këtyre shteteve e kanë bërë “haram” vetëmse për faktin që, gjatë prodhimit të kësaj kriptovalute po vidhet shumë rrymë, sepse, duhet një sasi e hatashme e rrymës për t’u prodhuar këto valuta elektronike. Dhe, askush nuk ndëshkohet se prodhon Bitcoin, por, pse e vjedh rrymën gjatë prodhimit të tij. Ky po që është haram. Në këtë akt, në këtë gjest, duhet të përqëndrohet “ky këshill” e jo të futet në sfera për të cilat kurrë më parë nuk ka dëgjuar. Po u del flaka shtëpive, po digjen shumë shtëpi, duke e vjedhur rrymën kriptovalutistët. Por, edhe kjo problematikë do të duhej të ishte e fundit që shqetëson “komisionin për fetva” pranë një organi që vlon nga harami dhe nga harambashët.
Kjo vërejtje u pa edhe nga reagimi i qytetarëve, të cilët, me mijëra komente publikuan duke u tallur me hoxhallarët e Shkupit dhe me Myftininë më të madhe të vendit, e cila, dikur, kur e thoshte fjalën e vet, ishte “ligj në fuqi”! Sepse, kishte peshë vendimi që sillej nga personalitetet autoritativë. Me honxho bonxhot e Shaqir Fetait po tallen të gjithë! Medet!/Politesa/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…