Midis nesh

Institucionet tona kulturore punojnë, krijojnë, performojë vetëm aq sa paguhen nga shteti. Kjo i bie që nëse shteti dëshiron të përjetojë diçka nga kultura, atëherë le të paguajë! Nëse shteti nuk paguan, çfarë do të bënin institucionet kulturore? Ky është hendikapi më i madh i institucioneve tona kulturo-artistike! Nuk është fjala këtu për rrogat e nëpunësve, për pagesën e rrymës, ujit, ngrohjes, sanimit të defekteve të ndryshme që mund të paraqiten në objektet e institucioneve, por, thjesht, për përkrahjen financiare të programin vjetor kulturor të institucioneve.
Cila nga institucionet nacionale kulturore, gjithandej trojeve shqiptare, do të mund të fliste diç mbi filozofinë e përgjithshme të punës si dhe për filozofinë zhvillimore që e ka definuar dhe ndërtuar përgjatë funksionimit të vet! Përjashto këtu institucionin e pavarur të DOKUFEST-it, asnjë institucion nuk ia ka dalë deri më sot ta ketë filozofinë e vet të punës dhe të zhvillimit, sepse nuk janë lodhur për një gjë të tillë, sepse institucionet tona mendojnë se ai që jep para, ai duhet ta servojë edhe filozofinë e funksionimit!
Po si do të funksiononin institucionet e këtilla kulturore në një rrethanë turbulente? Gjithmonë, ato institucione që kanë filozofinë e punës dhe të zhvillimit, kanë garantuar se do ta vazhdojnë luftën për ta garantuar ekzistencën si dhe për ta penguar fuqishëm çdo iniciativë për ta zëvendësuar institucionin përkatës me diçka tjetër! Ekzistojnë shumë shembuj që flasin se edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore okupatori ka treguar respekt për institucione të ndryshme kulturore që kanë qenë simbol i zhvillimeve kulturore dhe të estetikës të vendit të okupuar. Sot, agresioni rus në okupimin e Ukrainës po godet pikërisht këto simbole kulturo-estetike ukrainase, sepse po synon të shkatërrojë gjithçka që nesër do të mund të dëshmonin për një agresion racist të Rusisë mbi Ukrainën! Institucionet kulturore që kanë filozofinë e vet të punës dhe të zhvillimit, për çdo armik do të ishin kështjella të pamposhtura!
Institucionet tona kulturore duhet të dinë se pa filozofinë autonome të zhvillimit nuk mund të pretendojë se janë interes i identitetit kulturor. Ato institucione nacionale kulturore që pretendojnë se e kanë këtë filozofi, duhet që këtë ta dëshmojnë me: kulturën organizative të institucionit artistik, bagazhin e karakteristikave konceptuale dhe estetike të institucionit dhe me imazhin dhe identitetin e vet të brendshëm e të jashtëm. Filozofinë e zhvillimit institucionet tona e ngatërrojnë me filozofinë e veprimit e cila, në fakt, ndërlidhet me misionin dhe synimet e institucionit, të parapara në strategjitë prioritare si dhe në programe.
Filozofia e veprimit dhe zhvillimi nënkupton çdo gjë që krijon dhe shfaq organizata apo institucioni; nënkupto institucionin që vepron, që mëson, që zhvillon njohuri, që zhvillon trende dhe, mbi të gjitha, që përfiton duke e sjellë në minimum varshmërinë në veprim prej buxhetit shtetëror. Thjesht, asnjë shoqërie nuk i duhen organizata ushujzë, parazitë, apo edhe të përkëdhelur nga pushteti. Vegjetimi i tyre shërben vetëm sa për t’i hapur rrugë korrupsionit, përfitimeve meskine si dhe për t’i shërbyer “filozofive antikulturore”! /HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mort para nisjes

Bajram Selmani Fytyra të djeresitura, të zbehtaNjerëz në pritje, në ankthdridhenDikush i…

“Kujdesi shtetëror” për kulturën shqiptare

Letër nga Tetova Mbi katër dekada në komunizëm, shqiptarët e Maqedonisë së…

Evropa kreative që “Diskriminon”

Letër nga Shkupi Në kuadër të Ministrisë për Kulturë në RMV funksionon…

RAMADAN MUSLIU

Ramadan Musliu ishte një zotëri i vërtetë, ishte një mik e shok…

Edhe diçka për ata që sajojnë “Antologji”!

Midis nesh Disa nga përpiluesit e antologjive të ndryshme poetike jo vetëm…