Kryetari i Komunës së Tearcës z. Isen Asani në zyrën e tij zhvilloi një takim zyrtar me z. Hisen Xhemailin-Ministrin pa portofol përgjegjës për rregullimin për të përmirësuar klimën e investimeve per ndërrmarjet vendase.

“Në takim u diskutua për projektet me rëndësi vitale që janë me interes per të mirën e qytetarëve duke ju dhënë mbështetje kompanive vendore të kësaj komune.

Prioritet ishte rruga alternative nga fshati Neproshten deri te Zona e Lirë në Tetovë”, njoftoi zyra për informim e Komunës së Tearcës.

Ka pasur shumë reagime nëse Asani dhe Xhemaili kanë gabuar temën e bisedës në këtë takim, duke pasur parasysh se Xhemaili është ministër pa portofol e jo ministër për transport. Analistët shqiptarë thonë se gafe të ngjashme të funksionarëve të BDI-së po shtohen kohën e fundit, duke insistuar me çdo kusht të reklamohen dhe të dalin në facebook. Analistët poashtu shprehin brengosje se këto gafe mund të ulin edhe më shumë numrin e deputetëve të kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…