A do të përfundojë Gordana Jankulloska në burg? Përgjigja e kësaj pyetje do të zbulohet në vendimin final të Supremes, që sipas informacioneve të Alsat do të mësohet në vjeshtë.

Lënda “Tanku” për porositjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë euro, ku Jankulloska është e dënuar me katër vite burg nga gjykata e Apelit në Shkup, hyn në fazën finale para gjykatës supreme. Lënda u prezantua në detaje pas dyerve të mbyllura para pushimeve në gjyqësor të pesë gjykatësve, që do ta marrin vendimin me shumicë votash. Ekzistojnë tre mundësi – dënimin me katër vjet burg për Jankulloskën Supremja ta konfirmojë, ta ndryshojë ose ta shfuqizojë, duke e rikthyer gjykimin në fillim. Rasti “Tanku” për Jankulloskën tashmë një vit është në Gjykatën Supreme. Në fillim të vitit, megjithëse gjykatësit ishin para marrjes së një vendimi, gjykatësi Risto Katavenovski, i cili ishte anëtar mes pesë gjykatësve, u shkarkua. Pastaj, për dy muaj, koronavirusi ndaloi të gjitha procedurat në këtë gjykatë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Jankulloska nuk hyri në burg, megjithëse vendimin fuqiplotë nga Gjykata e Apelit e morri në mars të vitit 2019. Së pari kërkoi shtyrjen e dënimit për shkak të foshnjës së porsalindur, dhe kur skadoi afati, Gjykata Supreme, përderisa drejtohej nga Jovo Vangellovski, vendosi që Jankulloska të mos shkojë në burg deri në vendimin e tyre. Ndërkohë, ish-ministrja u punësua në partinë amë VMRO – DPMNE-. Në rastin e porositjes së Mercedesit, me dy vjet burg është dënuar edhe ish-kryeministri në arrati Nikolla Gruevskisi dhe ish-ndihmësi i Jankuloskës në Ministrinë e Brendshme Gjoko Popovski me katër vjet e gjysmë burg. Nga këto, vetëm Popovski është në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…