90 vjet më parë, Federata Shqiptare e Futbollit u pranua si anëtare e FIFA-s. Në këtë datë historike, Presidenti i FIFA, Gianni Infantino në një video mesazh ka vlerësuar bashkëpunimin dhe arritjes e Shqipërisë në futboll.

“Urime! Urime në përvjetorin e 90-të të anëtarësimit në FIFA. Qëkur është bërë anëtare e FIFA-s në vitin 1932 federata juaj ka ndërtuar një histori të veçantë dhe të  dalluar bashkëpunimi, zhvillimit të futbollit, progresit dhe suksesi në të gjitha nivelet për meshkuj, femra dhe futbollin e të rinjve. Sa i takon futbollit të meshkujve nuk mund të harrojmë kualifikimin e parë historik dhe paraqitjen në finalet e UEFA Euro 2016 në Francë, që i sollën aq shumë gëzim dhe krenari popullit shqiptar dhe që është rezultati i përmirësimit të vazhdueshëm gjatë viteve të fundit”.

Pra urime edhe një herë tjetër për gjithçka që ju po bëni për futbollin dhe për arritjen e këtij 90-vjetori historik si anëtar i FIFA. Ne kemi besim tek Shqipëria dhe ju do të keni gjithmonë besimin e FIFA-s. Ju uroj ta festoni sa më bukur, fat të mbarë për finalen e madhe të Tiranës dhe uroj të shihemi bashkë së shpejti”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Deputetja ukrainase: Çështje kohe para se Rusia të sulmojë Poloninë

Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 35 persona u vranë dhe 134…

Biden zgjeron ekipin e tij për të luftuar Covid-19

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden zgjeron ekipin e tij për të…

Këshilltari i ministrit ukrainas publikon pamjet, thotë se tregojnë nisjen e raketave për në Ukrainë nga Bjellorusia

Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, ka…

Kroacia merr masa për virusin, në stadiumin e Zagrebit po vendosen shtretër të spitaleve

Autoritetet në Kroaci kanë filluar të vendosin shtretër të spitaleve në stadiumin…

Pacientja 24 vjeçare nga Tetova, viktima më e re e Covid-19 në RMV, nuk ka pasur sëmundje tjera

Pacientja 24 vjeçare nga Tetova, viktima më e re e Covid-19 në…