Drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor Stevo Kërstevski dhe Faton Ahmeti do të ngasin makina të reja të tipit “Ford-Mondeo Titanium”. Të dy makinat kushtojnë mbi 5 milionë denarë, apo rreth 80 mijë euro. Nga Fondi thonë se furnizimi është bërë pasi kanë nevojë për vetura të reja. Për momentin, në përdorim janë makinat e vjetra.

“FSSH-ja herën e fundit furnizoi 2 (dy) automjete udhëtimi të tipit “Skoda Octavia Ambition” 2.0 Tdi për nevojat e veta më 20.03.2014. Makinat në fjalë, Fondi i shfrytëzon për nevojat e Zyrës Qendrore dhe 30 Njësive Rajonale të Fondit për Sigurim Shëndetësor në të gjithë vendin. Duke pasur parasysh se të dy makinat kanë kaluar mbi 300.000 kilometra, ata janë tërësisht të amortizuara dhe shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre janë dukshëm më të larta”, deklaruan nga FSSH-ja.

Edhe ministrat do të ngasin makina të reja, por me lizing operativ. Veturat do të merren me qira për 36 muaj, diçka që sipas Qeverisë është më e pranueshme nga aspekti ekonomik. Ende nuk dihet çfarë tipi do të jenë. Por, ekonomistët thonë se nuk mund të lejohet që Qeveria dhe institucionet shtetërore të bëjnë luks në kohën e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

“Çdo ditë e më shumë shohim se ka ulje të të punësuarve në vend, çdo ditë shohim se falimentojnë ndërmarrje dhe kompani të ndryshme. Ne të shpenzojmë për lukse qeveritare nuk pranohet në aspektin ekonomik. Nuk është e pranueshme. Buxheti jonë financohet përmes huave të ndryshme. Ne ato para në vend se t’i dyfishojmë, ne harxhojmë për lukse të ndryshme qeveritare që nuk arsyetohen. Pra, është e papranueshme nga aspekti ekonomik. Kemi edhe vetura prej 10 mijë eurove që mund të shërbejnë, por e shohim që qeveritarët tanë çdonjëri vozit vetura luksoze që janë mbi 40 mijë euro”, vlerëson Rahmetullah Ferati, ekonomist.

“Ne mundemi konsolidimin financiar ta bëjmë me shkurtim të harxhimeve qeveritare, veçanërisht ato harxhime joproduktive, siç janë ndërtesat, mobilje, makina dhe gjithashtu eventualisht rritje të tatimeve. Unë them progresim të lehtë, nuk mundet barra tatimore në Maqedoni të rritet aq shumë, mes tjerash duhet mbajtur llogari edhe për shkallën tatimore dhe lartësinë e tyre edhe në rajon”, shprehet akademiku, Taki Fiti.

Ndryshe, marrëveshje për lizing operativ Qeveria kishte në vitin 2018. Asokohe, ajo furnizoi 45 automjete, gjithashtu në 36 muaj. Për 9 vjet, ky është tenderi i katërt për makina zyrtare për nevojat e funksionarëve.

“Qeveria herën e fundit, respektivisht para 3 vjetëve furnizoi 45 makina për nevojat e ministrave dhe delegacioneve të huaja të cilat qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut. Për këtë dedikim, me lizing operativ janë ndarë rreth 92 milionë denarë për 3 vjet”, deklarojnë nga Qeveria.

Nëse bëhet llogaritje, qytetarët për 36 muaj do të paguajnë këste për lizing prej së paku 1.000 eurove në muaj, ose rreth 40.000 euro për një veturë. Me këtë shumë përafërsisht do të mund të blihet veturë edhe nga auto-salloni./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…