Një pacient nga fshati Labunishtë i Strugës, i lindur në vitin 1959, i cili ka qenë i dyshimtë me koronavirus, dje pasdite nuk është pranuar në repartin infektiv në spitalin e përgjithshëm të Ohrit. Edhe pse paraprakisht në Strugë janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme nga rëntgeni e deri tek analizat e nevojshme, është marrë vendimi që të dërgohet në repartin infektiv në Ohër, që është reparti i vetëm në rajon. Drejtori i spitalit të Strugës, Muhamed Asani për Alsat tha se pacienti i cili në Ohër është dërguar me automjet të spitalit së bashku me familjen e tij dy orë kanë pritur para dyerve të klinikës infektive, që në fund të marrin raport për dërgimin e pacientit në Shkup.

Ndryshe, ky rast ka ndodhur pas paralajmërimeve të djeshme se spitali i Ohrit do t’i pranojë të gjithë pacientët e rajonit.

Për momentin pranojmë pacientë nga tërë rajoni. Tani për tani, Struga i kontrollon pacientët e vet dhe nëse ka nevojë për infektolog, i dërgojnë këtu – tha Goran Baleski- drejtor i spitalit të përgjithshëm, Ohër.

Drejtori i spitalit të Ohrit, Baleski përmes telefonit tha se pacienti është kontrolluar në automjetin e spitalit sepse ka pasur shenja të qarta të koronës. Pasi e ka marrë trajtimin e duhur, është dërguar për në Shkup. Ai shton se reparti infektiv ka kapacitet të kufizuar për pranimin e pacientëve.

Paraprakisht, Memlume Ibraimi 66 vjeçe nga Tateshi i Epërm i Strugës që ndërroi jetë nga Kovid 19, nuk ishte pranuar në repartin infektiv si dhe një paciente tjetër nga Llabunishti. Si pasojë, u shkarkua drejtorja e spitalit të Ohrit ndërsa nga kontrolli i Inspektoratit shtetëror shëndetësor- sanitar në repartin infektiv u detektuan lëshime të caktuara lidhur me veprimin e personelit mjekësor në rastin e pacientes së ndjerë nga Struga. Në ndërkohë, edhe Prokuroria Publike hapi rast për vdekjen e gruas nga Tateshi.

Ndryshe, Shtabi i krizës pranë komunës së Ohrit dërgoi kërkesë deri te Shtabi i krizës së Qeverisë që të gjejë zgjidhje për reduktimin ose kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga Ohri drejt Strugës dhe anasjelltas, me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes më të madhe të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjini për vdekjen e dy fëmijëve: Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes…

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë pasojat nëse vdes Navalny

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Rusia do të bartte “pasojat” në rast…

Gjermania propozon shtyrjen e tubimeve të mëdha

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u ka propozuar sot organizatorëve të ngjarjeve…

BFI-ja e dy viteve të fundit objekt i një studimi akademik

Ish-nëpunësi i lartë i BFI-së dhe drejtor i parë i Standardit Hallall…

Ora policore gjatë uikendit nga 16:00 deri në orën 05:00, për të gjithë qytetarët

Ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit sot dhe nesër do…