Një nxënës në SHBA qëlloi një mësuese në një shkollë në Virxhinia, SHBA. Ngjarja ka ndodhur dje në shkollën fillore Ritschnek. Është ende e paqartë se si arma ra në dorë të 6 vjeçarit por autoritetet besojnë se të shtënat nuk ishin aksidentale. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Mësuesja 30-vjeçare është dërguar e plagosur rëndë në spital, siç raportojnë mediat e huaja. Zyrtarët thanë se ndërsa shkolla – e cila ka rreth 550 nxënës – kishte pajisje për zbulimin e metaleve, nxënësit u kontrolluan në mënyrë të rastësishme dhe jo çdo fëmijë u inspektua.

Policia nuk pranoi të emërtojë armën e përdorur në incident, por tha se djali kishte përdorur një pistoletë. Shefi i distriktit të shkollës, Dr George Parker tha se zyrtarët “do të shikojnë çdo rast që mund të ketë ndodhur që mund të ketë shkaktuar këtë incident”.

“Kjo është e tmerrshme, diçka e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë,” shtoi Dr Parker. “Ne duam të sigurohemi që asgjë e tillë të mos ndodhë përsëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ish-kryeministri i Serbisë: Vuçiqi vetë nënshkroi marrëveshjen me Kosovën për targat

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq ka thënë se zëvendësimi i targave “KS”…

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shkak situata me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të thërras mbledhjen e Këshillit të…

Kurti takon bashkatdhetarë: Mërgata nuk është kapital financiar, por njerëzor

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një bashkëbisedim me bashkatdhetarë. Ai ka thënë…

Edhe Policia e Kosovës në kërkim të vëllezërve Avdyli, të akuzuar për vrasjen në Norvegji

Dy vëllezërit kosovarë Valon dhe Visar Avdyli janë duke u kërkuar tash…

Kreu i KQZ: Komisionerët t’i lënë historitë “u lodha apo u sëmura”

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje komisionerëve të partive…