Ende i panjohur motivi dhe autori i masakrës

Të paktën 6 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë u plagosën nga të shtënat e armëve në qendër të qytetit amerikan të Sacramento të Kalifornisë rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës.

Dëshmitarët thanë se njerëzit nisën të largoheshin në panik menjëherë sapo dëgjuan të shtënat në një zonë të mbushur me restorante dhe bare. Policia u tha se shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, por pa mundur dot të identifikojë cilët ishin autorët e kësaj masakre.

Ende asnjë person nuk është ndaluar për ngjarjen deri në sqarimin e rrethanave. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangin këtë zonë pasi autorët janë ende të lirë.

Nuk ka ende të dhëna për identitetin e viktimave, por mësohet se pjesa më e madhe e të lënduarve janë të moshave të reja që kishin frekuentuar një klub nate në zonë. Incidenti pritet të rindezë debatin e vazhdueshëm për lejimin e armëve luftarake në shoqërinë amerikane. Armët e zjarrit shkaktojnë rreth 40 mijë vdekje në vit në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“El Cheka” thirrje Ziadin Selës e Bilall Kasamit që t’i bashkëngjiten protestës

Publikuesi i materialeve të përgjimeve, Sheqerim Ahmeti i njohur si “El Cheka”…

Rama: I kemi bërë detyrat, por nuk jemi gati të jemi anëtarë të BE. Tregon qëndrimin që ka për ripërcaktimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka folur rreth rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE duke…

Ukrainë/ Rusia e acaruar, po dështojnë sabotatorët (Fotot)

Plani rus për pushtimin e Ukrainës përmban futjen në veprim të atyre…

Virusi Korona, regjistrohen 201 të infektuar

Regjistrohet edhe i prekuri i parë nga virusi korona në qytetin e…

Kryetarja e Skocisë: Është koha të ndahemi nga Britania

Kryetarja e Skocisë, Nicola Sturgeon, gjatë ditës së diel paralajmëroi se vendi…