Një person pa shenja jete, me plagë nga arma e zjarrit është gjetur dje në orët e para të mëngjesit në automjetin e tipit “Renault Megan” me targa prove në udhëkryqin ndërmjet fshatrave Radushë dhe Svilare të Shkupit.

Siç njoftoi MPB-ja, personi është gjetur nga efektivë policorë të policisë së Sarajit.

Pas marrjes së masave është konstatuar se bëhet fjalë për një 39 vjeçar nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës me inicialet A.A.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, bën të ditur MPB, duke shtuar se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Marina e SHBA-së do të transportojë disa anije luftarake në Detin e Kinës Jugore

Marina e SHBA-së do të dërgojë dy transportues aeroplanësh dhe disa anije…

Gërxhaliu: Varret masive janë hapur nga serbët, u kanë hequr organet shqiptarëve të vrarë

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për raportin…

Zëdhënësja e Prokurorisë bullgare për TV21: Nesër japim informacione për hetimin e tragjedisë

Zëdhënësja e Prokurorisë së Bullgarisë, Sijka Mileva për TV21 ka njoftuar se…

Alexei Navalny, Greta Thunberg dhe OBSH nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Disidenti rus Alexei Navalny, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe aktivistja suedeze për…

Ka filluar të bie numri i ukrainasve që kalojnë në Poloni

Numri i njerëzve që ikin nga Ukraina për në Poloni ka filluar…