Tre grabitës i morën Toyotën një të riu zviceran në lagjen Maxhari të Shkupit
Një shtetas 33 vjeçar nga Zvicrës ka raportuar në polici se tre grabitës e kanë kërcënuar dhe ia kanë marrë makinën e tipit “Toyota” në lagjen Maxhari të Shkupit, njofton MPB.
“Me datë 10.01.2023, në ora 21.15 në Stacionin Policor Bit Pazar, R.N.B.M.(33 vjeç) nga Zvicra ka raportuar se me datë 09.01.2023, në ora 21.30 në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, tre persona me anë të kanosjes ia kanë marrë veturën e pasagjerëve “Toyota” me targa të Zvicrës, njofton policia.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.