10 mijë persona konsiderohen të zhdukur

Rëndohet bilanci i tragjedisë që shkaktoi stuhia “Daniels” në Libi. Autoritetet vendore bën të ditur se numri i të vdekurve ka mbërritur në mbi 3 mijë, ndërkohë që më shumë se 10 mijë persona të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Shifrat e viktimave mbeten kontradiktore, pasi Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha se kishin regjistruar deri më tani 2084 të vdekur.

Situata më e vështirë është në qytetin Derna, 1/4 e të cilit raportohet se u shkatërrua plotësisht pasi disa diga u çanë si pasojë e stuhisë dhe uji vërshoi në qytet.

Lagje të tëra të qytetit vijojnë të jenë nën ujë, i cili në zona të caktuara ka arritur deri në 3 metra lartësi.

Forca të shumta ushtarake dhe ato të kryqit të kuq dhe gjysmës së hënës së kuqe vijojnë përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë njerëz, të cilët gjenden të bllokuar nëpër shtëpitë e përmbytura apo makina.

Autoritetet që qeverisin të dyja pjesët e vendit shpallën tre ditë zije për viktimat e kësaj tragjedie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Deputetët miratojnë formimin e Komisioneve Parlamentare

Në seancën e cila është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës…

Operacion i gjerë, arrestohen disa qytetarë e një polic për fajde, detyrim dhe bixhoz

Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore dhe…

Ditëlindja e Goce Dellçevit nxit tensione mes Shkupit dhe Sofjes

Zënkë e pazakontë në rrjetet sociale mes politikanëve rreth përkatësisë etnike të…

Anonymous godet sërish Vuçiqin, zbulohen email-at e zyrtarëve të qeverisë serbe

Grupi i hakerëve Anonynous, i ka bërë një tjetër “befasi” presidentit të…

Vritet një person nga Shkupi në Halkidiki të Greqisë, një tjetër mbetet i plagosur

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i ngjarjes së…