162 raste të reja me virus korona, nga gjithsej 778 testime janë shënuar në 24 orët e fundit. Kurba e të infektuarve sot është 20.8%. Numri më i madh i personave të prekur nga COVID-19, ashtu siç po ndodh tashmë disa javë, është regjistruar në Shkup, respektivisht 92. E dyta renditet Tetova me 32 raste.

Qytet/Raste:

Shkup- 92 raste
Tetova-32 raste
Resnjë-14 raste
Dibër-5 raste
Ohër-4 raste
Strugë-3 raste
Kumanovë-3 raste
Prilep-2 raste
Gostivar-2 raste
Shtip-1 rast
Gjevgjeli-1 rast
Strumicë-1 rast
Kriva Pallankë-1 rast
Sveti Nikollë-1 rast

Sot u shënua një tjetër rekord negativ. Nëntë është numri i personave që humbën betejën me virusin korona. Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vend. Tre nga Viktimat janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari. Mosha e personave që humbën jetën është nga 59 deri 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informoi për 5 të shëruar. Deri tani janë siguruar 23 plazma konvaleshente për trajtim të pacientëve më COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë janë bërë gjithsej 43.040 teste. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 4057. 2159 prej tyre, apo 53.21% janë raste aktive, ndërsa 1710 persona janë shëruar, kthyer në për qindje 42.15%. Deri tani 188 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…