Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Ragmi Mustafi, ka thënë se shqiptarët atje kanë mirëpritur dhe janë mirënjohës ndaj Qeverisë së Kosovës që ndau 2 milionë euro për ta.

Mustafi këtë e quajti hapin e parë drejt instutcionalizimit të mbështetjes politike dhe administrative karshi shqiptarëve të Preshevës, njofton Klan Kosova.

“Kjo është hera e parë që është vendosur në kornizën buxhetore edhe mbështetja ndaj Luginës së Preshevës dhe krahas kësaj presim që vitet e ardhshme që kjo të rritet. Besoj që përveç mbështetjes morale që kanë nevojë shqiptarët është edhe bashkëveprimi dhe bashkërendimi me institucionet e Kosovës, me përfaqësuesit institucionalë dhe politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e në bashkërendim dhe me Shqipërinë do duhej të adresohen çështjet jetike dhe pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”.

Mustafa në Edicion Special ka thënë se krahas mbështetjes financiare tash duhet një strategji dhe plan veprimi të përbashkët për të përmirësuar jetën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Si pasojë e një diskriminimi sistematik nga shteti serb, Mustafi tha se Lugina ka mbetur njëri nga regjionet më të varfëra të Serbisë me një papunësi prej 70 përqind të të rinjve.

Krahas kërkesës për sqarim të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, Mustafi radhiti edhe prioritetet më urgjente të shqiptarëve atje në fushat si arsim, kulturën, ekonominë e zhvillimin.

Kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ku u miratua buxheti për vitin 2022 tha se “për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës në shumë prej 2 milionë euro”.(KK)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…