Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 199 teste, prej të cilëve 15 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 2 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 7, Tetovë 1, Prilep 4. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1506, prej të cilëve 572 raste janë aktive.

Gjithsej 45 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 19 pacientë nga Shkupi, 25 nga Kumanova, një nga Prilepi. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 852.

Brenda 24 orëve të fundit një rast tjera me Covid-19 ka përfunduar me fatalitet. Në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë një pacient 66 vjeçar nga Struga, i cili në Spital ishte pranuar me 24 prill. Pacienti ka pasur sëmundje shoqëruese.Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 82.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, sot për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, në 24 orë, nuk është pranuar asnjë pacient i ri me koronavirus, respektivisht nuk ka pasur as persona që janë dyshuar për Covid-19. Në këtë Klinikë për momentin po vazhdon kurimi i 39 pacientëve ,20 prej  të cilëve janë të sëmurë rëndë marrin mbështetje të oksigjenit , kurse një pacient është në gjendje kritike.

Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” në 24 orët e fundit janë pranuar 9 pacientë të rinj me koronavirus duke e çuar në gjithsej 29 numrin e pacientëve të shtrirë në këtë spital. Katër pacientë në këtë spitla janë në mbështetje të aparateve për frymëmarrje kurse tre të tjerë kanë pasqyrë të rëndë klinike.

Në spitalin e Manastirit aktualisht po trajtohen katër pacientë, kurse po monitorohen tre pacientë të cilët kurimin po e vazhdojnë nga shtëpia.

Në spitalin e Shtipit ka dy pacientë të shtruar, kurse katër të tjerë po monitorohen në kurim shtëpiak.

Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë, janë shtruar gjithsej 47 persona pozitiv ose të dyshuar në Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…