Presidentja Vjosa Osmani ka thënë mund të ketë përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave në takimin e 13 tetorit në Këshillin e Evropës.

Ajo, në një konferencë për media në Samitin e Pragës, ka treguar se edhe shtetet që ishin skeptike për vizat i kanë vlerësuar ndryshimet që, sipas saj, janë bërë në Kosovë për një vit e gjysmë.

“Shpresojmë, natyrisht jemi optimist por edhe të kujdesshëm sa i përket atij takimi, po nuk përfundon gjithçka aty se ka shumë hapa të tjerë siç e dini deri në hyrjen në fuqi. Kështu që presim që takimi i 13 tetorit ku do të takohet grupi punues për vizat do t’i dëgjojnë të gjitha këto shtete duke na përkrahur zëshëm pavarësisht se çfarë qëndrimi kanë rreth pavarësisë së Kosovës”.

“Jemi shumë optimistë por edhe të kujdesshëm sa i përket atij takimi, por nuk përfundon gjithçka aty sepse ka edhe shumë hapa të tjerë, siç e dini deri në hyrjen në fuqi. Çka është me rëndësi është që sot një rivlerësim i Komisionit Evropian, i është dërguar të gjitha shteteve anëtare është jashtëzakonisht pozitiv, dhe në të njëjtën kohë ky rikonfirmim i KE-së për vizat i njofton të gjitha shtete anëtare edhe për të gjitha reformat që janë kryer këtë 1 vit e gjysme duke i vlerësuar ato si reforma pozitive”,ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rama: Angela Merkel do t’i mungojë Ballkanit Perëndimorë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e së përbashkët me kancelaren…

Mediumi gjerman: Kosova ka mundësi të përdoret si vend transit i avionëve luftarakë MiG-29

Ministria e Punëve të Jashtme polake të marten ka thënë se qeveria…

Udhëheqësit e NATO-s, Putinit: Ju s’do të fitoni

Në Madrid, disa nga liderët botërorë që marrin pjesë në një samit…

Stërvitjet bërthamore të NATO-s do të vazhdojnë, pavarësisht tensioneve me Rusinë

NATO do të vazhdojë me stërvitjet bërthamore javën e ardhshme, pavarësisht përshkallëzimit…

Një shtetas gjerman gjendet i vdekur në Gjakovë

Një shtetas gjerman është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij…