Njëmbëdhjetë persona në një fluturim të “Delta Airlines” u dërguan në spital të martën, pasi përjetuan turbulenca të rënda përpara se të uleshin në Atlanta, tha një zëdhënës i kompanisë.

Aeroplani mbante 151 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit nga Milano kur ndodhi turbulenca shtoi ai.

Ndërsa shkalla e lëndimeve, nuk ishte e qartë menjëherë.

“Anëtarët e ekipit të kujdesit të Delta-s po mobilizohen për t’u lidhur me klientët në fluturimin Delta 175 që përjetuan turbulenca të rënda përpara se të uleshin të sigurt në Atlanta të martën”, citohet të ketë thënë zëdhënësi, shkruan CNN.

E sipas Agjencisë Federale të Aviacionit, fluturimi ndodhej rreth 40 milje në verilindje të aeroportit Hartsfield-Jackson të Atlantës.

”Prioriteti ynë është të kujdesemi për klientët dhe ekuipazhin tonë që pësuan lëndime. Ne jemi mirënjohës për reaguesit e parë që takuan avionin për të ofruar kujdes mjekësor dhe që po transportojnë të plagosurit në spital”, shtoi zëdhënësi i Delta-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nisen pjesëtarët e FSK-së për në Shqipëri, Mehaj: Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejtë Shqipërisë për…

Fyerje ndaj Shqipërisë dhe simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg Mondi Kolila! Tubimi u filmua edhe nga ekstremisti grek i vrarë, Kacifa

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg…

Meta: Amerikanët mund të më vrasin edhe nëse duan

Kim: Kërcënimet dhe nxitja e dhunës meritojnë dënim Presidenti i Republikës Ilir…

Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t’i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve

Marrëveshja e imigracionit e shpallur nga Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri…

Presidentja Osmani udhëton për në Paris

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Francë,…