Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar 100-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Ndërsa e konsideroi një akt unik në historinë e vendit tonë, kreu i shtetit solli në vëmendje edhe figurat kryesore që kontribuan në këtë ngjarje.

“Si sot, 100 vjet më parë, Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Ky akt unik në historinë e kombit tonë, sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha përforcoi sovranitetin, rikonfirmoi pavarësinë dhe vendosi garanci për kufijtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913. Mundi, sakrificat dhe luftërat e popullit shqiptar, sidomos përpjekjet diplomatike të patriotëve, kudo ku ndodheshin, veçanërisht të Federatës Patriotike “Vatra” dhe kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, Fan S. Noli, u kurorëzuan nëpërmjet këtij akti jashtëzakonisht të rëndësishëm, që e pranoi Shqipërinë, edhe pse të lodhur e të copëtuar nga Lufta e Parë Botërore, si të barabartë mes të gjitha kombeve, me të drejtat dhe detyrimet, që buronin nga anëtarësimi në këtë organizatë.”

Ai shprehu mirënjohje edhe për kontributin e spikatur të presidentit amerikan Thomas Woodrow Wilson, i cili, sipas Metës, hodhi themelet e një paqeje të barabartë në Europë dhe krijimin e konceptit të kombeve me të drejta të barabarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma i dorëzohet policisë

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma është dorëzuar në polici për…

Ndërtesa e Gjykatës Komunale në Sarajevë u evakuua për shkak të alarmit për bombë

Gjykata Komunale në Sarajevë, mëngjesin e sotëm, ka njoftuar se është vendosur…

Arrestohet kryetari i KPM-së për marrje të ryshfetit

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Luan Latifi, është ndaluar nga…

Osmani në Portugali: Ky vend u bë pjesë e intervenimit të NATO-s në Kosovë, u vendosët në anën e duhur të historisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali,…

Një “Oktapod” me emrin Zaev vendoset para qeverisë

Para qeverisë së Maqedonisë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë,. Ishte vendosur…