residenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar 1 orë bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Mësohet se kanë diskutuar mbi mundësinë që Turqia të jetë negociatore mes Rusisë dhe Ukrainës, por edhe të ketë një marrëveshje armëpushimi. Në dy muajt e fundit, Erdogan ka këmbëngulur vazhdimisht për të marrë rolin e ndërmjetësit.
Ditët e fundit, qeveria turke ka intensifikuar kontaktet diplomatike për të mundësuar që të ulë në të njëjtën tryezë ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë dhe dje Erdogan foli me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe me kolegë nga Kanadaja dhe Lituania.
Në të njëjtën ditë dje, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu foli kolegët nga Rusia, Sergej Lavrov dhe ukrainas Dimitry Kuleba, me të cilët këmbënguli që të dy të takoheshin në forumin diplomatik të planifikuar në Antalia, një qytet në bregdetin e Turqisë jugore, më 11 mars.