Në Hong Kong kanë vazhduar edhe sot protestat. Policia ka përdorur gazin lotsjellës kundër turmës që marshonte pranë kufirit me Kinën. Protestuesit thërrisnin për bashkim kundër bandave me persona të paindentifikuar që kanë rrahur demonstruesit javën e kaluar.

Pamjet në televizionet lokale tregojnë përdorimin e gazit lotsjellës disa herë mbi turmën në Yuen Long, pas një situate të tensionuar kur protestuesit shihen duke qëlluar me objekte të ndryshme forcat e rendit.

Protestuesit janë betuar të vazhdojnë protestat në rrugët e Yuen Longut, pavarësisht nga kërcënimet e policisë dhe bandave për dhunë.

Protestat vazhdojnë prej thuajse katër muajsh. Ato filluan si rezistencë ndaj një projektligji për ekstradimin e personave të kërkuar në Kinë, por tani kanë përfshirë thirrjet për largimin e zyrtarëve të korruptuar si dhe për hetime lidhur me përdorimin e forcës nga policia./ VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

NATO rrit praninë në Detin e Zi si paraljamërim ndaj Rusisë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s pritet të miratojnë këtë javë një rritje…

SHBA shpreh “shqetësime serioze” për situatën në Kudsin Lindor

Psaki theksoi se këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, dje gjatë një…

25 vjeçarja rrezikon të verbohet nga përdorimi i celularit

Një vajzë nga Tajvani për pak sa nuk është verbuar si pasojë…

29 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, në total 177

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në ora 12 janë shënuar edhe 29…

Haxhiu: Njohja e statusit dhe kompensimi i ish të dënuarve dhe të përndjekurve politik është obligim ligjor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm,…