Mbretëria e Bashkuar nuk është e gatshme të shtyjë Brexitin, përtej afatit aktual 31 tetor. Kjo do t’i bëhet e ditur Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker gjatë një takimi me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Takimi që do të zhvillohet ditën e sotme është i pari që kur Johnson mori detyrën e kryeministrit.

Burimet bëjnë të ditur se Johnson do të theksojë se dëshiron të sigurojë një marrëveshje deri më 18 tetor, pas një samiti të rëndësishëm të BE. Por nëse kjo nuk është e mundur ai do të “refuzojë çdo vonesë të ofruar” dhe do të largohet pa marrëveshje.

Shefi i BE-së për negociatat Brexit, Michel Barnier do të marrë pjesë në takim në Luksemburg, ndërsa Johnson do të shoqërohet nga Sekretari i Brexit Steve Barclay dhe përfaqësuesi i Brexit, David Frost.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…