Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të rënë për liri.

Po ashtu Konjufca ka takuar familjarë të të rënëve dhe banorë të tjerë të fshatit.

Me këtë rast, ai tha se ngjarja e 12 prillit 1999 është ndër më të dhimbshmet e historisë sonë, por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica sublime dhe kujtimi për dëshmorët e martirët e rënë për liri do të jenë lapidar i përjetshmëm krenarie dhe shtetësie.

“Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë. Me gjakun e tyre ata ujitën lirinë të cilën ne sot po e gëzojmë dhe të cilën e kemi paguar shtrenjtë. Prandaj, duhet të ndihemi krenarë për gjakun e derdhur dhe sakrificën e bërë”.

I pari i Kuvendit theksoi kryeparlamentari Konjufca, duke shtuar se të rënët e Lubizhdës do të kujtohen brez pas brezi.

“Nga ky vend marrim forcë dhe gjarjet si këto duhet të shërbejnë si frymëzim lirie e krenarie brez pas brezi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…