Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Liga e Kampionëve me formatin e ri të saj mund të fillojë më herët se viti 2024.

Organi më i lartë i futbollit evropian UEFA bëri të ditur së fundi se kjo garë do të ketë disa ndryshime nga vitit 2024, ndër to edhe kalimi nga 32 në 36 ekipe pejsëmarëse por duke se ky ndryshim mund të bëhet edhe më herët.

“Nga sezoni 2024-25, do të ketë një kampionat të vetëm të përbërë nga të gjitha 36 klubet garuese. Kjo do t’u japë katër skuadrave të tjera mundësinë për të garuar kundër klubeve më të mira në Evropë”, njoftoi organi drejtues evropian i futbollit.

“Sipas formatit të ri, ekipet do të luajnë katër ndeshje më shumë sesa aktualisht. Ata nuk do të luajnë më tre kundërshtarë dy herë, brenda dhe jashtë, por përkundrazi do të përballen me ndeshje kundër dhjetë ekipeve të ndryshme, gjysma e tyre në shtëpi dhe gjysma e tyre jashtë saj”.

Sipas “Bloomberg”, UEFA është gjithashtu në bisedime me një fond investimesh për të rritur buxhetin e Ligës së Kampionëve me një paketë financimi prej 6 miliardë eurove.”

Projekti i ri duhej të fillonte në vitin 2024, por kaosi i krijuar nga Superliga gjatë 48 orëve të fundit duket se ka bindur përfaqësuesin e UEFA-s që të parashikojë fillimin e garës me një format të ri me herët se ky vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nuk e goditi kundërshtarin në këmbën e lënduar: Rrëfimi për Mohamed Ali Rashwan, xhudistin që e ‘fali’ medaljen e artë olimpike

Së fundmi një video e shpërndarë me të madhe në internet ka…

Borussia Dortmundi e mposhti Bayern Munichun (VIDEO)

Dortmundi i është hakmarrë Bayern Munichut për sezonin e kaluar të Bundesligës,…

Florian Marku – Godor, meçi mbyllet menjëherë pas rundit të dytë (VIDEO)

Florian Marku ka fituar meçin kundër boksierit nga Sllovakia, Ivan Godor, të…

Gjasat e Messit dhe Van Dijkut për ta fituar Topin e Artë

ESPN raporton se pas fitores së Holandës në gjysmëfinale të Ligës së…

Khabib Nurmagomedov para perballjes me Dustin Poirer (VIDEO)

Përballja mes Nurmagomedov dhe Poirer do të zhvillohet me 07 shtator në…