Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër në Zubin Potok.

Veprimet e mëtejme ligjore do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent, thuhet në një njoftim për media.

Ndërkohë Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saj në asistencë për shuarje të zjarreve me topa të ujit.

Ditëve të fundit në Kosovë kanë shpërthyer zjarre, në shuarjen e të cilave po marrin pjesë FSK-ja, e ndihmuar nga policia dhe KFOR-i.

Zjarre të tilla janë raportuar në Bjeshkët e Rugovës, Malet e Sharrit, zonën e Suharekës, Shtimes etj.

Ndryshe, sot policia ka arrestuar një person, të dyshuar për zjarrvënie në Babimovc të Obiliqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pandemia varfëron rreth 100 milionë njerëz, miliarderët i bëri edhe më të pasur

Banka Botërore vlerëson se rreth 97 milionë njerëz në të gjithë globin…

Si u ‘fshinë’ Nikolai Patrushev dhe Sergei Shoigu nga rrethi i ngushtë i Vladimir Putinit?

Edhe pse prej muajsh ka pasur zëra për një tronditje në krye…

Maqedonia e Veriut e dytë në Evropë për nga numri i të infektuarve për kokë banori

Bashkimi Evropian përmes Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, sot më 2.7.2020…

I dërguari i Mianmarit në Britani thotë se atasheu ushtarak ka ‘okupuar’ ambasadën

Ambasadori i Mianmarit në Londër ka kaluar natën në makinën e tij…

“Tym nga veshët”/ E nxjerrin në foto si Hitleri, Macron kërcënon protestuesit!

Emmanuel Macron ka paditur personin që zotëron billboard-in ku presidenti francez shfaqej…