Kanë kaluar 24 vjet që nga sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Në atë ditë të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Në shënimin e përvjetorit do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, do të bëhen homazhe tek dëshmorët, pastaj do të vizitohen kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Escobar për situatën në Bosnje: Nuk do të ketë luftë, do t’i shqyrtojmë sanksionet ndaj Dodik

Emisari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përmes një interviste…

Zelensky dënon vendimin e Perëndimit: I dhatë dritën jeshile Rusisë që të vazhdojë bombardimet

Presidenti ukrainas dënoi liderët perëndimorë për refuzimin e vazhdueshëm për të vendosur…

ASH: Në Tetovë mbështesim Bilall Kasamit

Mbështetja e Aleancës për Shqiptarët ndaj Bilall Kasamit në Tetovë është e…

Sinani: Imer Selmani është filomaqedon

Pjesëmarja e Imer Selmanit në tubimin e Stevo Pendarovksit dhe kërkimi i…

Çështja e identitetit, Karakaçanov sfidon Gruevskin

Kreu i Lëvizjes Bullgare VMRO njëherë edhe ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir…